Loading…

VV s’komenton jahtin: Ahmeti është në pushime private

  • 26/03/2017 | 11:59

VV s’komenton jahtin: Ahmeti është në pushime private

Qëndrimin në një jaht të kryetarit të Prishtinës që vije nga radhët e Vetëvendosjes, kjo parti nuk e ka komentuar fare, duke shtuar se ai është në Budva për pushime.


Siç thonë nga VV’ja për gazetametro.net, Shpend Ahmeti po qëndron atje me shpenzime të tij, dhe ka shkuar për vizitë private.

‘Siç e ka sqaruar edhe Shpendi, ai është në një pushim me familjen e tij, gruan dhe fëmijët. Këtë është duke e bërë me shpenzime të tij’, ka thënë Shkodran Hoti për Gazetën Metro.

fotorcreated

Hoti i ka thënë Metros që i pari i Prishtinës po qëndron atje për një vizitë private, duke mos dashur të tregojë qëndrimin e VV’së rreth fotografive të Ahmetit në jahtin milionësh, ani pse për këtë u pyet dy herë.

‘Ai ka deklaruar se është në pushime me familje, pra vizitë private’, ka përsëritur Hoti, zëdhënës i VV’së.

Ndërkohë, mbrëmë Metro ka publikuar disa fotografi ekskluzive ku shihet Ahmeti në një jaht që kushton mbi 6 milionë euro, e që siç mësohet, është në pronë të biznesmenit Blerim Devolli, pronar i Devolli Group.

Ndërkaq, Ahmeti menjëherë pas publikimit të lajmit, ishte kontaktuar nga një medium tjetër në Kosovë, dhe kishte mohuar se ka hipur në ndonjë jaht. Por, ka qenë bashkëpartiaku i tij, Ylli Hoxha që e kishte demantuar, pasi duke u munduar ta sqarojë qëndrimin e Ahmetit në jaht, ai e ka pranuar që ai ka hipur aty.

Ndryshe, Metro është munduar të marrë edhe qëndrimin e Komunës së Prishtinës për këtë vizitë të Ahmetit, por të njejtët nuk kanë kthyer akoma përgjigje zyrtare./gazetametro.net

17554696_10211808485158797_890691280_n-1

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë