Loading…

VV u propozon shqiptarëve në Maqedoni modelin e dështuar në Kosovë

  • 12/12/2016 | 15:10

VV u propozon shqiptarëve në Maqedoni modelin e dështuar në Kosovë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka ftuar paritë shqiptare në Maqedoni që të ja pamundësojnë fituesit të zgjedhjeve atje, VMRO-DPMN’së që ta bëjë qeverinë.


Ky model i propozuar nga kryeu i VV’së është i ngjashëm me atë të Kosovës, i vitit 2014 ku partitë opozitare u bënë bashkë në tentativë për të ja pamundësuar partisë fituese të zgjedhjeve, PDK’së, formimin e qeverisë.

Edhe pse VV, me LDK’në, AAK’në dhe Nisma’n dështuan me këtë model, Ymeri megjithatë të njejtin ua propozon shqiptarëve në Maqedoni, shkruan gazetametro.net.

“Rezultatet përfundimtare e tregojnë varësinë që partitë politike të maqedonasve, konkretisht Gruevski, kanë nga partitë politike të shqiptarëve. Prandaj BDI, e cila mori më së shumti deputetë nga shqiptarët, nuk duhet të bëhet pjesë e qeverisë e t’ia mundësoj Gruevskit edhe një mandat. Gruevski e ka dëshmuar në shumë raste qëndrimin e tij shovinist ndaj shqiptarëve. Prandaj ai nuk duhet ndihmuar”, ka shkruar Ymeri.

Tutje, duke folur për këto zgjedhje, keru i VV’së, ka thënë se rezultatet preliminare treguan që bashkimi paraprak i Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët do t’i nxirrte ato fuqishëm si subjektin e parë shqiptar.

Sipas tij, shqiptarët e Maqedonisë gjithsesi e duan ndryshimin.

“Në anën tjetër, shqiptarët aq shumë e duan ndryshimin saqë një numër i konsiderueshëm i tyre e kanë votuar LSDM-në si nga urrejtja për VMRO-DPMN-në po ashtu edhe nga nevoja për orientim social-demokrat. Partitë shqiptare në Maqedoni bëjnë mirë ta kenë parasysh këtë gjë në ditët në vijim por edhe në të ardhmen në përgjithësi”.

“Është për keqardhje se si shqiptarët kanë pësuar rënie në fuqinë e përgjithshme politike. Një pjesë të përgjegjësisë për këtë e kanë drejtpërdrejt partitë shqiptare që nuk arritën të bëhen bashkë nën një platformë kombëtare”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë