Loading…

VV’ja akuzon PDK’në për shpifje

  • 05/01/2017 | 21:09

VV’ja akuzon PDK’në për shpifje

Lëvizja Vetëvendosje në Mitrovicë, ka qenë e zëshme ndaj, siç i kanë quajtur ata, shpijeve të PDK’së. Ata kanë thënë se PDK’ja me një video të montuar po e sulmon koalicionin e ri në Mitrovicë, AKR-LVV.


Përmes një njoftimi, ata kanë bërë të ditur se VV’ja nuk e mohon historikun e aktiviteteve, duke shtuar se ato kanë qenë kritika të argumentuara për kryetarin Bahtiri.

Madje, akuzat e PDK’së ata i kanë quajtur si hipokrizi, pasi siç thonë ata, vetë PDK’ja është fajtore për ndarje e qytetit dhe zhvatjen e shtetit.

Ndryshe, PDK’ja kishte shpërndarë një video të një aksioni të VV’së vite më parë, meqë rast edhe kanë kritikuar koalicionin e tanishëm.

Lexoni të plotë reagimin e VV’së:

Ditëve të fundit në internet po qarkullon një video e montuar (gjë që e dinë më së miri) nga PDK, ku sulmohet koalicioni AKR-LVV në nivelin lokal në Mitrovicë, për thyerje të parimeve, duke treguar aty edhe inserte nga disa aksione tona politike.

  1. Lëvizja VETËVENDOSJE! në asnjë moment nuk e mohon historikun e veprimeve dhe aksioneve të veta. Përkundrazi, i konsideron ato si tepër të rëndësishme në përmirësimin e qeverisjes në të dy nivelet, si lokal ashtu edhe në atë qendror.
  2. Është e vërtetë se Lëvizja VETËVENDOSJE! është subjekti i vetëm në Mitrovicë që i ka bërë kritikë të argumentuar qeverisjes së Agim Bahtirit, për dallim nga PDK e cila ka bërë vetëm zhurmë verbale, gjithmonë duke ëndërruar një bashkëqeverisje me Agim Bahtirin dhe në fund pasi e pa se kjo nuk ka gjasë të ndodhë, ka kaluar në fazën e politikës inatçore dhe sabotuese. Neve na vjen mirë që Agim Bahtiri ka pranuar kritikat dhe sugjerimet tona, të cilat kanë rezultuar edhe në rritjen e performancës së tij si kryetar.
  3. Aksioni me ngjyrë, nuk ka qenë i drejtuar kah Kryetari Agim Bahtiri, por drejt binomit famëkeq PDK-LDK, të cilët në mënyrë të dhunshme tentuan ta shtyjnë projektin e Zajednicës dhe ratifikimin e Demarkacionit të gabuar të kufirit me Malin e Zi. Dëmi dhe joligjshmëria e tyre u vërtetua edhe nga Gjykata Kushtetuese por edhe nga refuzimi i deputetëve për t’i votuar si të tilla, duke mos anashkaluar as Peticionin me mbi 205.000 nënshkrime. Për të qenë skajshmërisht korrekt, asamblistët e AKR-së kanë votuar rezolutën e propozuar nga Asamblistēt e Lëvizjes VETËVENDOSJE! që kundështonte këto dy marrëveshje, për dallim nga ata të PDK-së dhe LDK-s që nuk e kishin këtë guxim.
  4. Është hipokrizi dhe neveritëse nga dikush që e ka zhvatur Republikën për 16 vjet rresht, që e ka ndarë qytetin, ka privatizuar egërsisht gjithçka publike duke lënë pa punë me dhjetëra mijë punëtorë, marrësit e haraçit për çdo tender, emëruesit e prokurorëve, gjyqtarëve, anëtarëve të bordeve publike në stilin e aferës PRONTO, uzurpuesit e pronave publike, supermenēt me nga 5-6 vende pune, ata që kanë vjedhur edhe në lapidaret e dëshmorëve, të akuzojnë për dëmtim të pronës publike me dy kova ngjyrë. Na akuzojnë se nuk njohim dhe respektojmë institucionet. Përkundrazi, nuk i njohim hajnat që i drejtojnë ato, e nëse është respektim të vjedhësh deri në palcë, atëherë me siguri se nuk do t’i respektojmë në këtë mënyrë.
  5. Agim Bahtiri është i vetmi nga politikanët jashtë LVV, që në mënyrë konsistente e ka luftuar politikën ekspansioniste serbe në Veri dhe tentimin e tyre për ndarje të re administrative duke i kaluar Suhadollin, Gushafcin, Vinarcin, Vidimriqin dhe Lagjen e Doktorëve nën administrim të komunës veriore të Mitrovicës. Fatkeqësisht PDK-LDK e kanë lënë të vetmuar në këtë luftë duke zgjedhur konformizmin dhe të qenit besnik marrëveshjes me Listën Srpska.
  6. Është e kotë, absurde dhe nuk pi më ujë tek qytetari i Mitrovicës që dështimi 5 vjeçar i “dialogut” me Serbinë që rezultoi së fundi edhe me murin e famshëm në pjesën veriore të qytetit, t’i mveshet Agim Bahtirit dhe LVV. Dikush shumë shpejt do të japë përgjegjësi për “marrëveshjet” mbi lëvizjen e lirë, njohjen e diplomave, fusnotën, kodin telefonik etj…

Juve nuk ju intereson aspak integrimi i veriut sepse ju jeni bashkëpunëtorë të ngushtë me strukturat kriminale atje me bizneset e juaja. Mitrovica e bashkuar do të ishte problem për ju dhe strukturat kriminale atje. Toka është kah shembet nën këmbët tuaja dhe nga aspekti primitiv kjo qasje është e logjikshme. Por keni harruar se populli më nuk iu beson, për më tepër populli ka filluar të neveritet nga ju dhe po iu urren. Ne ju ftojmë të gjeni avokatët tuaj për shumë dosje kriminale të cilat së shpejti do t’i dergojmë në prokurori.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë