Loading…

VV’ja e bindur: Vetëm ne mund ta zgjidhim çështjen e demarkacionit

  • 28/02/2017 | 08:33

VV’ja e bindur: Vetëm ne mund ta zgjidhim çështjen e demarkacionit

Në Lëvizjen ‘Vetëvendosje’ janë të bindur se ata janë të vetmit që mund ta zgjidhin çështjen e demarkacionit.


Sipas tyre, qeverisja LDK-PDK-“Srpska” nuk ka bërë asgjë tjetër, pos që ka thelluar krizën e qytetarëve. “Krijimi i Qeverisë PDK-LDK-“Srpska” nuk ka mundur të prodhojë tjetër rezultat vetëm se thellim të izolimit, varfërimit, krimit, korrupsionit dhe krizave të njëpasnjëshme politike”, ka thënë anëtari i kryesisë, Belgzim Kamberi.

Sipas tij, Kosova nuk ka përmbushur as kushtin tjetër që është luftimi i krimit dhe korrupsionit. “Kusht për liberalizimin e vizave është para së gjithash luftimi i korrupsionit dhe i krimit, që siç dihet nuk është përmbushur.

Vetëm një qeveri e re e drejtuar nga Lëvizja “Vetëvendosje” mund ta zgjidhë çështjen e demarkacionit me një marrëveshje të re, si dhe me rezultate konkrete në luftimin e krimit dhe korrupsionit, siç e ka dëshmuar me qeverisjen e saj në komunën e Prishtinës”, ka përfunduar Kamberi, shkruan Zëri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë