Loading…

VV’ja edhe në seancën e sotme nuk e voton tërheqjen e TRUST’it

  • 23/06/2022 | 11:44

VV’ja edhe në seancën e sotme nuk e voton tërheqjen e TRUST’it

Këtë të enjte është duke u mbajtur seanca plenare në Kuvendin e Kosovës, ku është duke u diskutuar për ndryshim plotësimin e projekt ligjit për fondin pensional, i cili ua mundëson tërheqjen e kursimeve pensionale qytetarëve të vendit, shkruan Gazeta Metro.


Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lila, beri të ditur se kjo parti nuk do ta votojë Trustin.

Deputetja Kusari-Lila tha se mazhoranca do të qëndron në shërbim të qytetarëve të Kosovës për gjetjen e zgjidhjes alternative, e cila mundëson lehtësimin e rrethanave të krijuara nga kriza aktuale.

“U bën tashmë disa muaj prej kur fillojë të trajtohet dhe diskutohet me pasion e presion, plane projektime, politizime e pakë kërcënime. Ideja e tërheqjes së 30 përqind të Trustit, kemi debatuar e diskutuar në studio televizive në rrethana e shoqërore e familjare dhe kudo. Në të gjitha këto diskutime tona kanë mbizotëruar emocione dhe parashikimet individuale derisa diskutimi të ketë marrë rrugën e ballafaqimit me argumentet, në veçanti me argumentet ekonomike… tërheqja e këtyre fondeve dhe futja e tyre në ekonomi, në shumë nivele është vlerësuar se e rritë prezencën keshit, dhe ndikon drejtpërdrejt në rritjen e mëtutjeshme të çmimeve. Do të thotë sipas propozimit, ndikim teka ata me nevojë është minimal, ndërsa efekti pasues i cili do të ndikojë drejtpërdrejt, është rritja e vazhdueshme e çmimeve për të cilin efekt afat shkurtër nuk kemi mekanizma të shpejt të amortizimit të kësaj rritje…. Vetëm parlamenti ynë po e diskuton shembjen e një sistemit i cili ofron garanci për stabilitetin financiar. Andaj, GP i VV-së nuk e mbështet propozimin, por qëndron në shërbim të qytetarëve të Kosovës për gjetjen e zgjidhjes alternative, e cila mundëson lehtësimin rrethanave të krijuara nga kriza aktuale”, tha ajo.

Ndërsa deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu paraqiti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, projektligjin që mundëson tërheqjen e 30% të mjeteve nga Trusti.

Ai tha se deputetët duhet ta mbështesim projektligjin që sipas tij është dëshirë e qytetarëve.

“Kërkesa buron nga qytetarët dhe ne si deputetë duhet ta mbështesim këtë projektligj pa dallim partie. Duhet të votojmë për kërkesat e qytetarëve. Qytetarët që nga fillimi i vitit 2020 janë duke u përballë me kriza të njëpasnjëshme. Njëherë pandemia, pastaj kriza energjetike dhe tash kriza ekonomike”, ka thënë Haxhiu./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë