Loading…

VV’ja në Mitrovicë e do koalicionin me Bahtirin

  • 16/12/2016 | 17:51

VV’ja në Mitrovicë e do koalicionin me Bahtirin

VV’ja në Mitrovicë, ka votuar me shumicë që kjo parti të futet në koalicion me AKR-në e Agim Bahtirit, sot në mbledhjen e qendrës në Mitrovicë, shkruan Gazeta Metro.


Siç njoftojnë burimet e Metros brenda VV’së, 88 për qind e delegatëve në Mitrovicë kanë votuar që VV’ja të hyjë në koalicion. Ndërkaq, vetëm 6 delegatë të kësaj qendre kanë votuar kundër koalicionit më Bahtirin.

Siç kishte raportuar Gazeta Metro, e konfirmon edhe vetë VV-ja sot. Vetëvendosje do t’i merr tri drejtori në Komunën e Mitrovicës dhe nënkryetarin.

Drejtoria e Arsimit, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhee Sport, gjithashtu edhe nënkryetari, i takojnë VV’së”, ka thënë Rejhan Fejza, për Gazetën Metro.

Ndryshe, koalicioni në mes VV-së dhe AKR-së nuk mund të zyrtarizohet përderisa nuk votohet në Këshillin e Përgjithshëm./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë