Lëvizja Vetëvendosje edhe pse është në pushtet dhe po kritikohet për shumë çështje si inflacioni, rrogat, rritja e çmimeve etj, po gjen kohë që të merret me partitë opozitare. VV ka publikuar edhe një video tjetër, ku kësaj radhe ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës(LDK), shkruan Gazeta Metro.
Nga VV’ja përmes kësaj video po thuhet se LDK’ja nuk prezanton asnjë alternativë serioze.
Po ashtu thuhet se, dy idetë e LDK’së, në lidhje me heqjen e akcizës dhe tërheqjen e 30% të Trustit, shkojnë në favor të milionerëve dhe në dëm të qytetarëve.
Postimi i plotë:
Qeveria solli në Kuvend ligjin për masat e përkohëshme për produktet themelore dhe stabilizimin në treg, ajo u votua me vota me shumicë votash, por pa opozitën.
Ata vazhdimisht deklarojnë se Qeveria e LV është kundër çdo mase që është në ndihmë të qytetarëve dhe bizneseve ndërkohë që votojnë kundër marrëveshjes ndërkombëtare për reformë në skemat sociale, nuk qëndrojnë as në sallë kur votohet për ligjin që cakton çmimet tavan të produkteve bazë, dhe të njëjtin ligj për ta bllokuar e dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese.
Nuk prezantojnë asnjë alternativë serioze dhe dy ide që i kanë si ajo për heqjen e akcizës dhe tërheqjen e 30% të trustit shkojnë në favor të milionerëve që i kanë dhe në dëm të qytetarëve. /gazetametro.net