Loading…

VV’ja sërish kërkon para nga qytetarët (Video)

  • 29/05/2017 | 18:10

VV’ja sërish kërkon para nga qytetarët (Video)
Lëvizja Vetëvendosje edhe për këto zgjedhje po kërkon financa nga qytetarët, për siç pretendojnë ata ndryshimin e gjendjes në Kosovë.


Kësaj radhe, Shpend Ahmeti dhe Albulena Haxhiu kanë realizuar një video e cila është postuar në faqen e VV-së në facebook.

“Qytetar, ndihma dhe angazhimi yt ka ndalur shumë projekte të dëmshme për vendin, por sot mund të jesh faktori kryesor për ndryshim. Kontribuo finciarisht për ta mbështetur fushatën e Vetëvendosjes”, ka thënë në video ish-deputetja Albulena Haxhiu.

“Vetëvendosja është afër fitores, bëhu pjesë e fitores, bëhu pjesë e ndryshimit. Çdo kontribut i yti do të bëhet në mënyrë transparente. Kontribuo me zemër”, ka thënë Shpend Ahmeti.

Kjo parti e ka shfaqur edhe linkun ku qytetarët do të mund të dërgojnë para që nga pesë euro.

https://www.facebook.com/vetevendosje/videos/10154332076337000/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë