Loading…

VV’ja shpall vetën si parti të parë në Kosovë

  • 21/03/2017 | 13:37

VV’ja shpall vetën si parti të parë në Kosovë

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka prezantuar një sondazh që parti të parë i nxjerr vetë ata që  kanë paguar për matjen.


Edhe Molliqaj e pranon se për këtë sondazh ka paguar VV’ja, ani pse matjet i ka kryer UBO Consulting, shkruan gazetametro.net.

“Prej fillimit po ju tregoj që ne kemi paguar për pyetjet tona, dhe kjo ka kushtuar 1 mijë e 600 e diçka euro”, ka thënë Molliqaj.

molliqaj

Ndërkohë, sipas kësaj matjeje, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, sondazhi e nxjerr si parti të parë Vetëvendosjen, PDK’në të dytën, ndërkaq e treta del LDK’ja.

Sipas sondazhit, VV’ja do të kishte 26 për qind, PDK’ja si e dytë do të merrte 23 për qind të votave, ndërkohë LDK’ja do të radhitej pas tyre me 20.4 për qind.

AAK’ja është radhitur e 4 sipas këtij sondazhi, e që pasohet nga AKR’ja me 5 për qind. Partia e re e quajtur Alternativa nuk do të merrte më shumë se 2.9 për qind të votave.

Çka bie në sy në këtë sondazh të publikuar nga VV’ja, Nisma radhitet nën pragun zgjedhor, ndonëse në zgjedhjet e fundit kishte mbi 5 për qind.

Ndërkaq, Molliqaj ka folur edhe për mundësite e koalicionit, duke përjashtuar PDK’në, por duke thënë se VV’ja do të ishte e gatshme për një koalicion me LDK’në, por pa Isa Mustafën./gazetametro.net

17362831_188213075013166_7658501048477980270_n

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë