Loading…

VV’ja suspendon zyrtarin e saj që u kap me 3 kg drogë

  • 10/09/2018 | 17:33

VV’ja suspendon zyrtarin e saj që u kap me 3 kg drogë

Lëvizja Vetëvendosje ka supsenduar nga detyra e Kryesuesit të Këshillit së Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Belgjikë, Rediart Cankja, pasi është kapur me 3 kilogram drogë nga policia në Francë.

Reagimi i Vetëvendosjes vie pasi arrestimit të Cankjas që u bë pasi atij iu gjetën tre kilogram heroinë në veturë, shkruan gazetametro.net.

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë në reagimin e saj se distancohet nga ky rast dhe se dënon ashpër këtë rast që ka ndodhur gjatë ditës së sotme.

Ja postimi i plotë i VV’së:

Sqarim për opinionin publik (e përditësuar)

Sot, në mënyrë të papritur, mësuam nga mediat se Rediart Cankja është arrestuar nga policia e Francës me akuzën për trafikë droge, pasi i janë gjetur të fshehura në veturën që po udhëtonte bashkë me një qytetare tjetër, tre kilogramë heroinë. Lajmi na ka tronditur pasi Rediart Cankja ka punuar si përkthyes i disa gjuhëve në Agjencinë e Intergrimit të Belgjikës si dhe pranë policisë së Belgjikës. Ai ka kryer studimet universitare dhe është i martuar e ka banuar në Belgjikë në mënyrë të rregullt. Për më tepër, Rediart Cankja ka qenë anëtar i Bordit të qytetit të “Antwerp”-it të njërës prej partive parlamentare të Belgjikës, si dhe kandidat për këshilltar komunal në “Antwerp”.

Nga të gjitha informacionet që ne kemi patur, Rediart Cankja ka patur një jetë dhe profesion të rregullt, dhe ka aplikuar dhe është anëtarësuar në Lëvizjen VETËVENDOSJE! vitin e kaluar. Marrë parasysh formimin e tij akademik dhe përvojën e tij profesionale pranë autoriteteve belge, anëtarët e Lëvizjes i kanë besuar atij pozicionin e Kryesuesit të Këshillit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Belgjikë. Prandaj lajmi i sotëm për arrestimin e tij na ka shokuar të gjithëve. Madje, edhe mediat belge kanë raportuar publikisht se profili i Rediart Cankajt nuk lidhet aspak me aktivitete të tilla si trafiku, dhe që pritet të sqarohen rrethanat e udhëtimit të tij me veturën ku është gjetur droga.

Megjithatë, pas raportimit nga mediat dhe në konsultim me përfaqësuesit e Qendrës në Belgjikë, Komisioni Disiplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka nisur sot procedurën për shqyrtimin e rastit të Rediart Cankajt dhe ka marrë vendim në mënyrë unanime për pëzullimin e menjëhershëm të anëtarësisë dhe angazhimit të tij në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Komisioni Disiplinor do të pres vendimin e Gjykatës për të shqyrtuar masën disiplinore të përjashtimit lidhur me këtë rast.

Lëvizja VETËVENDOSJE! distancohet dhe dënon ashpër çdo aktivitet të jashtëligjshëm që lidhet me rastin në fjalë, dhe nuk do të tolerojë asnjë sjellje që lidhet me aktivitete të ngjashme.

Belgjikë, 10 shtator 2018

Bujar Krasniqi

Kryetar në detyrë i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Belgjikë./gazetametro.net

http://gazetametro.net/njeriu-i-kurtit-ne-belgjike-kapet-me-3-kg-heroine/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë