“Urojmë që viti 2017 të jetë vit më i mbarë për ju, në aspektin personal, familjar, qytetar e kombëtar. Momentet festive janë çlodhëse e të bukura për atë që ka kaluar një vit të vështirë e të lodhshëm. Por mos e pranoni hipokrizinë e atyre që kujtohen për të varfrit vetëm për festa”.
E përmes këtij urimi, VV’ja shprehet se i paharrueshëm duhet të jetë kujtimi i atyre që kanë pësuar prej padrejtësive, duke e përmendur Astrit Deharin.
“Solidariteti dhe përkrahja për ata të cilëve vendi ynë nuk i mundëson jetë dinjitoze, duhet të jenë të përditshme, si angazhim qytetar e politik. Po ashtu e përditshme duhet të jetë përpjekja kundër atyre që na i shkaktojnë këto pamundësi, për hir të pangopësisë së tyre. I paharrueshëm duhet të jetë për ne kujtimi i atyre që kanë pësuar prej padrejtësive, e nuk mund të mos e përmendim Astrit Deharin, shokun e vëllanë tonë. Drejtësinë do ta sjellim”.
“Megjithatë le të jetë ndërrimi i viteve moment gëzimi e shprese. Urime 2017”, thuhet në urimin e Vetëvendosjes.