Loading…

VV’së i dështon mocioni, tenton që në Kuvend ta përshpejtojë emërimin e nipit të Besnik Bislimit

  • 11/06/2021 | 11:55

VV’së i dështon mocioni, tenton që në Kuvend ta përshpejtojë emërimin e nipit të Besnik Bislimit

Vetëvendosje po kërkon që jashtë rendit të ditës, me mocion procedural të votohen anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë.


Mocioni procedural i propozuar nga VV, pa paralajmërim ka shkaktuar reagimin e opozitës pasi që në këtë Këshill janë propozuar persona të afërt me VV-në, përfshirë nipin e Besnik Bislimit.

E këtë nuk ka lënë pa ia përmendur shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

“Ka mujt me shku nëpërmjet procedurës së rregullt, Kuvendi me e diskutu. Ne s’e kemi asnjë material, s’dijmë gjë për këtë punë. Kërkohet që të futet në mënyrë urgjente sepse nipi nuk e ka marrë rrogën hala. Shpërndani materialet për deputetë, le të përgatitemi dhe me votë le të vendoset në Kuvend”, ka thënë Gashi.

“Deputetët nuk kanë pasur ide që do të mbahet kjo pikë e rendit të ditës. Ju po doni që deputetëve t’ua impononi ad-hoc këtë temë të rëndësishme”, ka thënë tutje ai.

Ndaj kësaj ka reaguar edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i cili kërkoi nga qeveria Kurti të propozojë profesionistë në këtë Këshill, dhe nipat t’i lë për ahengje, ashtu siç deklaronte dikur Albin Kurti sa ishte në opozitë.

Ky mocion nuk ka kaluar në Kuvend, pasi që ka marrë vetëm 60 vota pro.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë