Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka pritur ngrohtësisht, shefin e UNMIK’ut, Zahir Tanin. Kurti vite me herët protestonte kundër tyre dhe kërkonte largimin nga Kosova. Në njërën nga protestë ishin vrarë edhe dy aktivistë të VV’së , shkruan Gazeta Metro.
Lëvizja Vetëvendosje në protestat e 10 shkurtit 2007, kishte mbajtur një protestë të dhunshme kundër UNMIK, duke kërkuar që ky mision ndërkombëtar të largohej nga Kosova.
Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj Albin Kurti ishin ngritur duke organizuar protesta herë kundër UNMIK’ut e herë kundër negociatave me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit.
Derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, dy aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini e Mon Balaj ishin vrarë nga policia rumune e UNMIK’ut.
Poashtu, në këtë protestë mbetën të plagosur edhe mbi 80 aktivistë, si pasojë e përleshjeve të ashpra me policinë rumune, e cila ishte në kuadër të UNMIK’ut.
Kurti kishte akuzuar UNMIK’un si përgjegjës për vrasjen e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit,.
“UNMIK’u duhet të marr masa dhe të kthej përgjigje për Opinionin e Panelit Këshillues për të Drejtat e Njeriut të UNMIK’ut meqenëse, ky panel nxori vendimin se policia ka patur faj sa i përket vrasjes së demonstruesve paqësor”, ka deklaruar Kurti.
Ndërsa sot, liderit i VV’së dhe kryeministri Albin Kurti, nuk i ka penguar aspak e kaluara, përveç që ka pranuar të negocioi me Serbinë, dhe Pakon e Ahtisarit. Kurti ka zhvilluar edhe takim të ngrohët me shefin e UNMIK’ut në Kosovë, Zahir Tanin.
Për këtë takim është njoftuar nga dy zyrat përkatëse ku dhe është dërguar një fotografi nga pozicioni i njëjtë.
Por ky mison ndërkombëtar vazhdon injoroj simbolet e Kosovës. Në atë që e ka dërguar Zyra e Kryeministrit të dy protagonistët shihen në këmbë e në mes tyre në një tavolinë shihet edhe flamuri i Kosovës.
SRSG Tanin met Kosovo Prime Minister Albin Kurti ahead of #UNSC session on Kosovo. SRSG reiterated UNMIK’s continued support for strengthening Kosovo’s rule of law & democratic institutions, & emphasized the importance of continuous engagement with established dialogue mechanisms pic.twitter.com/OBgtIKeGyk
— UNMIK (UN Mission in Kosovo) (@UNMIKosovo) October 11, 2021
Por në atë të dërguar nga Zyra e Tanin, fotografia është dërguar në format horizontal, e rrjedhimisht është prerë pjesa ku shihet flamuri shtetëror./gazetametro.net