Në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje ka shkuar përfaqësuesin e “Friedrich-Ebert-Stiftung”, fondacion gjerman që është angazhuar për hartimin e një drafti të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. LV-ja njofton se atij ia kanë shprehur qëndrimin kundër themelimit të Asociacionit.
Rene Schlee, drejtor i FES-it më Kosovë është pritur sot nga Sekretari Organizativ i LV-së, Alim Rama dhe Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Hajrulla Çeku.
“Gjatë këtij takimi u vlerësua bashkëpunimi i mirë mes LV dhe FES ndër vite. U dakorduam për koordinimin e bashkëpunimit për vitin 2023, me theks të veçantë në fuqizimin e kapaciteteve organizative, politikën publike dhe qeverisjen lokale. Bashkëpunimi në mes LV dhe Partisë Social Demokrate të Gjermanisë do të jetë një nga objektivat kryesore gjatë këtij viti, në kuadër të rritjes së koordinimit me familjen Social Demokrate në EU dhe në botë”, thuhet në njoftimin e LV-së.
Tutje thuhet se është ritheksuar “qëndrimi i LV kundër themelimit të një asociacioni dhe çdo marrëveshje tjetër mbi baza etnike”.
Zyrtarët e LV-së thuhet t’i kenë treguar drejtuar te FES-it se “Republika e Kosovës ka një nga sistemet më të mira në botë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo shumicë, brenda kornizave ligjore/kushtetuese”.
Ndërkaq në fund të njoftimit thuhet se LV-ja i ka kërkuar institutit gjerman që të bëjë një studim krahasimor për respektimin e të drejtave të komuniteteve në Kosovë dhe në vendet e tjera përfshirë Serbinë