Loading…

Walker: Kurti po heziton të bëhet Kryeministër për shkak të vendimeve që ka për t’i marrë

  • 15/01/2020 | 08:36

Walker: Kurti po heziton të bëhet Kryeministër për shkak të vendimeve që ka për t’i marrë

Ish-ambasadori i OSBE’së në Kosovë, William Walker, ka thënë se nëse VV dhe LDK nuk arrijnë të bëjnë koalicion, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje, derisa ka shtuar se Kurti nuk po bëhet kryeministër për shkak të vendimeve të mëdha për t’u marrë, shkruan Gazeta Metro.


Në zona B, Walker ka thënë se VV e LDK duhet t’i dëshmojnë popullit që mund të formojnë një koalicion, por se nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë, vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Këto dy parti të mëdha duhet t’i dëshmojnë popullit të Kosovës se mund të formojnë një koalicion dhe një Qeveri efektive. Këshilla ime do të ishte të shkohet në zgjedhje të reja edhe pse as kjo nuk do të mund të zgjidhte asgjë”, tha ai.

Tutje, Walker ka shtuar se  arsyeja pse udhëheqësit politikë po hezitojnë postin e kryeministrit është për shkak se ka vendime të vështira për t’u marrë.

“Udhëheqësit politik përkundër fjalëve që kanë dhënë për të bërë storie suksesi, janë të shqetësuar për t’u bërë kryeministër”, shtoi ai./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë