Loading…
Walker: Vi shpesh, sepse kam një lidhje emocionale me Kosovën
  • 19/02/2019 | 18:28

Walker: Vi shpesh, sepse kam një lidhje emocionale me Kosovën

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka rrëfyer emocionet e tij rreth vizitave në Kosovë, të cilat janë të shpeshta, transmeton Gazeta Metro.


Ai ka thënë se ngjarjet e janarit të vitit 1999, janë çastet më emocionale të jetës së tij.

“Siç mund ta paramendoni, ngjarjet rreth janarit të vitit 1999 ishin ndër çastet më emocionale të jetës time”, ka thënë Walker.

“Për 20 vjetët e ardhshme, pas këtyre ngjarjeve, sa herë që vij këtu më kujtohet ajo kohë.

Njerëzit ende duan të flasin me mua për atë duke menduar se jam interes ende për Kosovën”.

Tutje, ai në Info Magazine ka thënë se ka një lidhje emocionale me Kosovën.

“Kam një lidhje emocionale me Kosovën, pa dyshim”.

Walker që konsiderohet si miku i madh i kosovarëve ka se ai përpiqet ta vizitojë Kosovën sa më shpesh, veçanërisht në përkujtimin e masakrës së Reçakut.

“Vij në Kosovë sa më shpesh që mundem. Kjo është hera e dytë që kam ardhur në Kosovë në vitin e fundit. Përpiqem gjithmonë që të vij në përkujtimin e masakrës së Reçakut por këtë vit nuk kam arritur që të vij dhe kjo më ka trishtuar shumë”.

Walker ka përfunduar se ardhja për të festuar Pavarësinë në Kosovë, ka qenë gjithashtu moment emocional për të./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë