Loading…

War it is then! Trump i zhgënjyer me mullahët, i presin në ‘Ferr’ të martën

  • 06/04/2026 | 23:03

War it is then! Trump i zhgënjyer me mullahët, i presin në ‘Ferr’ të martën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, deklaroi se operacionet ushtarake kundër Iranit po zhvillohen sipas strategjisë dhe se forcat amerikane kanë kapacitet të godasin të gjithë vendin brenda një nate, nëse nuk arrihet një marrëveshje, shkruan Gazeta Metro.


Ai bëri të ditur se gjatë 37 ditëve të fundit, trupat amerikane kanë kryer mbi 10,000 misione ajrore mbi territorin iranian, një nivel aktiviteti që ai e përshkroi si të pazakontë përkohësisht.

“I gjithë vendi mund të shkatërrohet brenda një nate. Dhe ajo natë mund të jetë nesër në mbrëmje”, tha Trump, duke theksuar fuqinë dhe vendosmërinë e ushtrisë amerikane në këtë konflikt.

Trump komentoi edhe rrëzimin e avionit amerikan F‑15 javën e kaluar në Iran, duke e cilësuar si incidentin e parë me pilot të përfshirë gjatë këtij operacioni, raporton Reuters.

Në një intervistë të mëparshme me kanalin izraelit Channel 12, ai tha se nuk ka ndërmend të largohet nga rajoni gjatë këtij konflikti dhe se administrata e tij zhvillon “negociata intensive” me Iranin për të arritur një armëpushim.

Trump ka dërguar emisarë të tij kryesorë, përfshirë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, në kontakte të vazhdueshme me autoritetet iraniane, përfshirë Ministrin e Jashtëm Abbas Araghchi.

Ai shprehu optimizëm se ekziston një “shans i mirë” për të arritur një marrëveshje para afatit të së martës, por paralajmëroi se nëse kjo nuk ndodh, SHBA‑ja është e gatshme të zhvillojë sulm të gjerë ushtarak në rajon./gazetametro.net

Trump paralajmëron: Nëse duam mund të shkatërrojmë Iranin brenda një nate

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë