Loading…

Wenger: Arsenali kanë shans të mirë për të fituar Premier Ligën

  • 23/09/2022 | 22:20

Wenger: Arsenali kanë shans të mirë për të fituar Premier Ligën

Ish-trajneri i Arsenal, Arsene Wenger ka folur për ‘Topçinjtë’.


Arsenali ka bërë një fillim të shkëlqyer të sezonit, me 18 pikë nga 21 të mundshme deri më tani.

Kjo i ka vendosur ata në krye të tabelës së Premier Ligës dhe ish-trajneri legjendar Wenger beson se skuadra e Mikel Artetës ka një shans të mirë për të fituar ligën për shkak të mungesës së ndonjë ekipi tjetër dominues.

“Unë do të thoja se ata kanë një shans të mirë [për të fituar ligën] këtë sezon sepse nuk shoh ndonjë ekip super dominues. Besoj se është një mundësi e mirë për ta bërë këtë sezon”, tha fillimisht ai për ‘Sky Sports’, përcjell lajmi.net.

Tutje, ai tha së do jetë një sezon i veçantë për shkak të Kupës së Botës, por beson në ish-ekipin e tij.

“Sigurisht, është gjithashtu një sezon pak i veçantë sepse ju keni Kupën e Botës në mes dhe nuk e dini se sa do të ndikojë kjo në performancën e lojtarëve individualë dhe të skuadrave. Në përgjithësi, unë besoj atje është një mundësi e mirë atje këtë sezon”.

Arsenal në shtatë ndeshje sa ka zhvilluar këtë sezon ka gjashtë fitore dhe një humbje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë