Loading…
Wenger i sigurt: Legjenda e Arsenalit do ta marrë drejtimin e klubit londinez
  • 23/04/2019 | 16:44

Wenger i sigurt: Legjenda e Arsenalit do ta marrë drejtimin e klubit londinez

Ish trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, shprehet i sigurt se Patrick Vieira një ditë do ta marrë drejtimin e gjigantit londinez, transmeton Gazeta Metro.


Ish legjenda e Arsenalit dhe Francës, Patrick Vieira, momentalisht është trajner i skuadrës franceze, Lille, kurse në përiudhën 2016/18 ishte trajner edhe i skuadrës amerikane, New York City.

“E shoh si trajneri të Arsenalit ndonjë ditë sepse mendoj se është ende shumë i ri për të qenë trajneri i ekipit kombëtar’’ – tha fillimisht ish trajneri i Arsenalit.

Në foto: Trajneri i Lille, Patrick Vieira.

“Mendoj se karriera e tij do të rrjedhë me futbollin e klubeve. Ai e ka ndërtuar karrierën e tij me durim dhe mençuri” – tha mes tjerash Wenger.

Kujtojmë që 42 vjeçari ishte pjesë e epokës së lavdishme të Wengerit me Arsenalin dhe ishte ndër lojtarët kyç në sezonin 2003/04 kur Arsenali u shpall kampion në Premier Ligë pa asnjë humbje./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: inf[email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë