Loading…

Werder Bremeni ia cakton vlerën Milot Rashicës

  • 03/12/2019 | 11:15

Werder Bremeni ia cakton vlerën Milot Rashicës

Milot Rashica ka shkëlqyer në fundjavën e kaluar për Werder Bremenin, pasi e kanë mposhtur Wolfsburgun 3-2 në kuadër të javës së 13’të në Bundesligë, shkruan Gazeta Metro.


Ylli vushtrrias shënoi dy gola në këtë ballafaqim, duke arritur që ta kthejë skuadrën e tij në rrugën e fitores pas 87 ditësh.

Të Werderi duket se asgjë nuk shkon pa Rashicën. Në shtator, reprezentuesi i Kosovës u rikthye nga lëndimi. Që nga atëherë, ai ka shënuar shtatë gola në nëntë paraqitje për skuadrën gjermane.

Duke parë formën e tij të lartë, shumë skuadra janë të interesuara për Rashicën dhe sipas Bild, Werderi i ka caktuar vlerën lojtarit të ‘Dardanëve’.

Klubi nga Bundesliga thuhet se po kërkon 50 milionë euro nga shitja e 24 vjeçarit, derisa kontrata e tij skadon në verën e vitit 2022.

Bremeni ka tentuar që ta bind Rashicën që ta vazhdojë kontratën dhe klauzola e tij të rritet edhe më shumë, por një gjë të tillë nuk e ka pranuar lojtari. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë