Loading…

Werderi po llogarit në largimin e Milot Rashicës: Ky mund të jetë klubi i ri i vushtrriasit

  • 27/02/2020 | 12:14

Werderi po llogarit në largimin e Milot Rashicës: Ky mund të jetë klubi i ri i vushtrriasit

Drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Baumann është i vetëdijshëm se koha e Milot Rashicës në klub mund të mbarojë në verë.

Rashica është duke u kërkuar nga klubet e mëdha evropiane.

“Nuk është marrë ende ndonjë vendim dhe nuk kemi negociuar me ndonjë klub. Por, është e qartë se lojtarët që kanë dëshmuar diçka në fushë, duan të marrin hapin e radhës. Duhet të jemi realist për këtë”, ka thënë Baumann për “Deichstube”, transmeton Koha.net.

Rashica ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022. Më herët ishte negociuar rinovimi i kontratës, por bisedimet kanë stagnuar pas rënies në formë të skuadrës. Werderi zë vendin e parafundit në Bundesligë.

“Nuk jemi ulur ende gjatë kësaj faze. Situata sportive nuk është në favor tonë. Po të ishim në pozitë më të mirë në tabelë, gjërat do të ishin ndryshe”, ka thënë Baumann.

Rashica ka regjistruar 22 ndeshje këtë stinor, ndërsa ka shënuar dhjetë gola dhe asistuar katër tjerë.

Ai po kërkohet me ngulm të madh nga trajneri Jurgen Klopp që të transferohet në Liverpool.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë