Loading…

Wesley Clark: Aktakuzat e Speciales pengojnë ecjen para të Kosovës

  • 01/08/2020 | 20:59

Wesley Clark: Aktakuzat e Speciales pengojnë ecjen para të Kosovës

Ish-komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të NATO-s, gjenerali Wesley Clark, i cili kishte udhëhequr fushatën e bombardimeve, ndaj caqeve serbe në vitin 1999, ka deklaruar se nuk ka pasur kurrë ndalesë të përpjekjeve për të vënë pengesa në rrugën e Kosovës drejt përparimit.


Propozim-aktakuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është vazhdimësi e aktiviteteve për ta penguar ecjen e Kosovës përpara.

“Presionet dhe përpjekjet për ta nënçmuar Kosovën nuk janë ndalur kurrë”, deklaroi gjenerali Clark.

Sa i përket aktakuzave të Gjykatës Speciale, gjenerali Clark deklaroi se nuk e ka idenë nëse ato janë të vërteta apo jo, megjithatë, sipas tij, shihet se është një vazhdimësi e aktiviteteve që është mjaft e dukshme edhe 20 vjet pas.”

Njeriu që e udhëhoqi operacionin e NATO-s në bombardimin e caqeve serbe në Kosovë, më 1999, i cili gjatë një vizite në Kosovë, Thaçin e kishte quajtur hero, tani kujton takimin e parë me ish-drejtorin Politik të UÇK-së, Hashim Thaçi.

“Presidenti Thaçi ka qenë lider i UÇK-së, të cilin e kam takuar së pari në Rambuje, derisa vijonin negociatat, në shkurt të vitit 1999. Atje jam takuar edhe me udhëheqës tjerë të UÇK-së”, tha Clark në një intervistë për RTK.

Më të fundit
...
  • 08/08/2020 | 23:53
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë