Loading…
Wesley Clark: Kosova ka të ardhme, ka njerëz të guximshëm dhe të zgjuar
  • 12/06/2019 | 11:11

Wesley Clark: Kosova ka të ardhme, ka njerëz të guximshëm dhe të zgjuar

Ish-gjenerali i NATO-s, amerikani Wesley Clark, ka thënë sot se e ardhmja e shtetit të Kosovës do të jetë e ndritur shkaku i zgjuarsisë dhe guximit të njerëzve të këtij shteti, transmeton Gazeta Metro.

Clark ka deklaruar se ndihet mirë kur sheh që në Kosovë po luftohet për demokraci.

“Është e mrekullueshme të shoh një luftë për demokraci, një parlament, një president, një ekonomi dhe një lidership; e di që e ardhmja do të jetë e ndritur sepse njerëzit e Kosovës kanë guximin dhe zgjuarsinë për të marrë vendimet e duhura dhe për ta lëvizur këtë shtet drejt Perëndimit”, ka thënë Clark.”Ndërkaq, Perëndimi do ta përqafoj këtë shtet dhe do ta ndihmoj këtë shtet drejt të ardhmes.”

Clark ka thënë se dëshiron që në të ardhmen Kosova të bëhet anëtare e NATO-s.

“Shpresoj që të kthehem këtu sërish kur Kosova të anëtarësohet në NATO”, ka deklaruar ish-gjenerali i NATO-s. /gazetametro.com

Më të fundit
...
  • 23/08/2019 | 19:30
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë