Loading…

WhatsApp fsheh numrin e telefonit tuaj me funksionin e ri

  • 02/07/2026 | 16:34

WhatsApp fsheh numrin e telefonit tuaj me funksionin e ri

WhatsApp po prezanton një funksion të ri që do t’u lejojë përdoruesve të komunikojnë me kontakte të reja pa zbuluar numrin e telefonit. Kompania njoftoi se rezervimi i emrave të përdoruesit (username) ka nisur këtë javë, ndërsa funksioni do të jetë i disponueshëm gradualisht për të gjithë përdoruesit gjatë vitit 2026.


Sipas WhatsApp, ndryshimi synon të forcojë privatësinë, duke u dhënë përdoruesve mundësinë të komunikojnë vetëm përmes një emri përdoruesi, pa qenë e nevojshme të ndajnë numrin personal të telefonit.

“Kur një person i ri hyn në jetën tuaj, qoftë një shok klase, një fqinj apo dikush që takoni në një aktivitet, ndarja e numrit të telefonit mund të duket si një hap i madh. Ndonjëherë thjesht dëshironi të bisedoni pa dhënë numrin tuaj”, tha kompania. Funksioni i ri do të jetë i vlefshëm edhe në bisedat në grup, ku përdoruesit do të mund të marrin pjesë pa e bërë të dukshëm numrin e tyre të telefonit për të gjithë pjesëmarrësit.

Për më shumë se tre miliardë përdoruesit e platformës, WhatsApp ka vendosur të hapë paraprakisht rezervimin e emrave të përdoruesit, në mënyrë që secili të ketë më shumë mundësi të sigurojë emrin që dëshiron. Për ata që nuk kanë një ide për emrin e tyre, aplikacioni do të ofrojë edhe një gjenerues automatik emrash. Ndërkohë, krijuesit e përmbajtjes, bizneset e vogla dhe organizatat do të kenë mundësi të përdorin të njëjtin emër që kanë në Instagram ose Facebook.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë