Këtë vit aplikacioni WhatsApp ka prezantuar disa funksione të reja të tilla si video thirrjet, mesazhet e koduara etj. Tani vjen një ndryshim i rradhës i cili ju mundëson të fshini mesazhet e dërguara.
Më herët ishte e mundshme që të fshini mesazhet vetëm për vetën tuaj, kurse tash mund të fshini mesazhin e dërguar nga ju edhe tek personi tjetër, transmeton gazetametro.net.
Funksioni i ri do të mundësojë që të klikoni mbi mesazhin që dëshironi të fshini dhe shtypni butonin ”revokojë” hiqni mesazhin e dëshiruar në pajisjen tuaj dhe pajisjen e marrësit. Pas kësaj, në vend të mesazhit do të mbetet vetëm teksti ”Dërguesi ka fshirë mesazhin”. Ky shërbim do të mundësojë fshirjen e fotove dhe videove, gjithashtu.
Ky funksion pritet të lansohet në ditët në vazhdim, kryesisht në fillim të vitit 2017 sepse ende është në testim./gazetametro.net