Loading…
Whatsapp nuk do të funksionojë më për këta përdorues
  • 12/05/2019 | 08:57

Whatsapp nuk do të funksionojë më për këta përdorues

Whatsapp së shpejti do të ndalojë së punuari për Windows Phone, transmeton Gazeta Metro.


Sistemi operativ Windows Phone u lançua në Tetor të 2010-ës por në Janar të 2019-ës vetë Microsoft tha se nuk do të mbështesë duke këshilluar përdoruesit të blejnë telefonë iOS dhe Android.

Kjo do të thotë se WhatsApp nuk do të mbështesë më aplikacionin po atë ditë që Microsoft do të heqë dorë prej tij.

Windows Phone asnjëherë nuk shënoi sukses përballë rivalëve dhe nuk ngjalli interesin e nevojshëm tek zhvilluesit e aplikacioneve.

Megjithatë mund të jenë mijëra ose qindra mijëra përdorues që shfrytëzojnë WhatsApp nga një pajisje Windows.

WhatsApp gjithashtu do të tërheqë mbështetjen për versione 2.3.7 të WhatsApp nga 1 Shkurti i 2020-ës dhe për iOS 7./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë