Loading…

WhatsApp shton opsionin e shumëkërkuar

  • 31/01/2017 | 20:23

WhatsApp shton opsionin e shumëkërkuar

 Pas publikimit të lajmit se mund të dërgoni mesazhe dhe kur nuk keni lidhje interneti, tashmë rrjeti më i madh i mesazheve fokusohet tek mesazhet që pendoheni që i keni nisur, apo i keni nisur gabim dhe doni t’i fshini.


Në versionin e tij Beta, pra jo përfundimtar, është tashmë funksioni që e fshin mesazhin nëse ai që i dërgohet nuk e ka parë ende. Për alternativë është e mundur të modifikosh edhe tekstin e mesazhit.

Kjo mënyrë është tashmë në formate të tilla si Telegram apo BBM e BlackBerry.

Përveç kësaj WhatsApp do të fusë edhe “gjurmimin” e miqve, për të lehtësuar takimet apo eventet e personave në grup. Përdoruesit mund të zgjedhin të tregojnë vendndodhjen e tyre në kohë reale.

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë