Whatsapp është një nga aplikacionet më të përdorura kudo në botë dhe konsiderohet si një nga aplikacionet më të sigurtë e mirë në perdorim. Tani ky aplikacion ka shtuar disa rregulla të tjera dhe ka bërë disa ndryshime, transmeton Gazeta Metro.
Ndryshim është se tani më nuk do mund të futësh në një grup chatt’i pa dhënë lejen tuaj. Ky është një lloj çlirimi për të gjithë ata që e përfshihen në grupe diskutimesh, pavarësisht se nuk e dojnë këtë gjë.
Ky aplikacion po punon për një rifreskim që do t`i lejojë përdoruesve të vendosin se kush mund ta shtojë në grupe; të gjithë, asnjë apo vetëm kontaktet.
Nëse zgjedh opsionin që askush të mos ketë mundësinë të të shtojë në një grup bisede, do të marrësh një kërkesë të vlefshme për 72 orë, që mund të refuzosh ose jo.
Kjo është risi e versionit demo dhe po zhvillohet për të parë rezultatet./gazetametro.net