Loading…
Wilder: Unë dhe Fury jemi dy boksierët më të mëdhenj, do të vijë dita kur do shihemi edhe me Joshuan
  • 19/02/2019 | 15:48

Wilder: Unë dhe Fury jemi dy boksierët më të mëdhenj, do të vijë dita kur do shihemi edhe me Joshuan

Boksieri amerikan, Deontay Wilder, kampion bote në peshën e rëndë në kategorinë WBC, ka dhënë sot një sinjal të qartë në lidhje me unifikimin e titujve të këtij divizioni.


Titujt e tjerë të këtij divizioni mbahen nga britaniku Anthony Joshua (IBF, WBA dhe WBO), ndërkohë që të dy këta boksierë janë të pamposhtur në ring.

Për momentin, Joshua do të duelojë ndaj Jarrell Miller (më 1 qershor), ndërsa Wilder pret të konfirmojë revanshin me një tjetër britanik, Tyson Fury. Duke folur për të ardhmen, Wilder tha: “Asnjëri nga ata nuk mund të fshihet përgjithnjë. Do të vijnë në ring dhe do të përballen me mua një ditë: Fury për revanshin dhe Joshua për unifikimin”.

“Dy boksierët më të mëdhenj të peshës së rëndë jemi unë dhe Fury. Përballja e parë mes nesh e konfirmoi këtë. Ndërsa te Joshua nuk kam besë, pasi është dredharak dhe nuk ka dëshirë të duelojë me mua. Gjithsesi, do të vijë dita që në ring do të shohim njëri-tjetrin në sy”, u shpreh Deontay Wilder.

Ndrsyhe, Wilder gjatë karrierës së tij profesionale ka 40 fitore e një barazim në karrierën e tij./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë