Will Smith dhe Jada Pinkett Smith duket se kanë rindërtuar marrëdhënien e tyre, pasi sipas revistës People, aktorja është rikthyer të jetojë me bashkëshortin rreth dy vjet më parë.
Një burim për revistën ka bërë të ditur se të dy janë të lumtur dhe vazhdojnë ta mbështesin njëri-tjetrin. Dalja e tyre e fundit së bashku në Javën e Modës në Paris, të shoqëruar edhe nga familjarët, ka shtuar spekulimet për afrimin mes tyre.
Çifti u martua në vitin 1997, ndërsa në vitin 2023 Jada zbuloi se ata kishin jetuar të ndarë që nga viti 2016, edhe pse nuk kishin finalizuar një divorc.
“Nuk ishte një divorc në letra, por ishte një divorc”, deklaroi ajo.
Duke folur për arsyen e mbajtjes sekret të ndarjes, ajo kishte deklaruar:
“Nuk ishim ende gati. Ende po përpiqeshim të kuptonim si mund të funksiononim si partnerë dhe si ta shpjegonim këtë para njerëzve. Nuk e kishim gjetur ende përgjigjen”, tha ajo.
Së fundmi, një gjest romantik i Will Smith për Shën Valentin u pa si një tjetër sinjal se marrëdhënia e tyre është në një fazë të re.