Loading…

Will Smith e merr me seriozitet palestrën

  • 11/06/2021 | 20:15

Will Smith e merr me seriozitet palestrën

Will Smith është ndër aktorët më të njohur në ‘showbiz’-in ndërkombëtarë.


Përpos kësaj, ai përherë është komentuar për fizikun e formësuar, të fituar përmes stërvitjeve të shumta, shkruan Daily Mail.

Por, për shkak të pandemisë coronavirus, aktori nuk ka mundur ta kontrollojë formësimin e tij.

Pasi deklaroi më parë se është në formën më të keqe të mundshme, duket se i është rikthyer seriozisht palestrës.

52-vjeçari zgjodhi të ndajë disa imazhe në rrjetin social Instagram, teksa shihej duke u stërvitur.

“Ju lutem mos e përdorni këtë imazh në situata të palakmueshme”, shkroi ai në përshkrim. Veshja e tij në këtë imazh ishte me shumë ngjyra, derisa aktori po demonstronte ushtrimet qe po bënte.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë