Loading…

William Borroughs, shkrimtari i madh amerikan që e vrau gruan e tij

  • 10/02/2020 | 14:23

William Borroughs, shkrimtari i madh amerikan që e vrau gruan e tij

Me 6 shtator të vitit 1951, shkrimtari amerikan William Borroughs dhe gruaja e tij Vollmer ishin në një periudhë të rrallë harmonie, dhe kishin shkuar së bashku në një bar në Mexico City, shkruan Gazeta Metro.

Borroughs sugjeroi që të demonstrojnë aktin e Wilhelm Telit para shokëve në festë. Ata s’e kishin performuar këtë akt kurrë më parë, dhe përfundimi ishte tragjik. Borroughs, në vend të shishes, goditi me plumb në kokë gruan e tij. Fundi i aktit e çoi gruan Vollmer në varr, dhe për William Borroughs filloi një periudhë e rëndë pendese e vetëfajësimi.

Zonja Vollmer kishte vendosur një gotë mbi kokën e saj, të cilën Borroughs supozohej ta godiste me revolen e tij. Borroughsi fatkeqësisht shënjoi pak më poshtë se ç’duhej dhe plumbi e goditi zonjën e tij në fytyrë, duke e lënë të vdekur menjëherë. Ajo u varros në Mexico City, kurse ai fluturoi prapë për në Amerikë përt t’i ikur burgut. Në mungesë, ai u gjykua me dy vjet burg pasi u shpall fajtor për vrasje.

Ndonëse ai nuk e mbajti kurrë këtë dënim, ngaqë s’u kthye kurrë në Meksikë, jetën e kaloi në depresion të rëndë nga ndjenja e fajit. Fatkeqësia u dramatizua në filmin e vitit 1991, të cilin regjisori David Cronenberg e bëri duke u bazuar në romanin “Naked Lunch”, të shkruar nga shkrimtari për këtë tragjedi.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë