Loading…

Willie, papagalli që me gjesti e tij bëhet hero

  • 11/12/2019 | 19:20

Willie, papagalli që me gjesti e tij bëhet hero

Papagalli Willie u bë i famshëm në vitin 2009, kur në një shtëpi në Denver (Kolorado, SHBA) shpëtoi jetën e zotërisë së tij 2 vjeçar, shkruan Gazeta Metro.


Babysitter ishte në banjë, foshnja ishte në rrezik të mbytej për shkak të një kafshatë që kishte shkuar keq. Atëherë Willie filloi të tundte krahët dhe të bërtiste ‘mama, bebja’, derisa babysitter’i doli nga banjo dhe praktikoi manovrën për të çliruar traktin respirator të fëmijës.

Prej kohësh është e njohur që papagallët kanë aftësi të jashtëzakonshme komunikimi. Të famshme janë studimet e viteve 1970 nga amerikania Irene Maxine Pepperberg mbi zogun e saj Alex, e cila demonstroi kapacitete të krahasueshme me ato të një fëmije 5 vjeçar.

Ai kishte një fjalor prej mbi 100 fjalësh, njohu 7 ngjyra, numëroi deri në 6, identifikoi më shumë se 50 objekte, duke arritur të bëjë dallimin midis drurit, plastikës, metalit dhe letrës, dhe kishte koncepte të qarta e madhe-e vogël, para-mbrapa. Papagallët kuptojnë fjalët e njerëzve dhe dinë t’i ripërdorin ato me vetëdije. Në fakt, kur studiuesja përshëndeste Aleksin duke thënë “Unë po iki”, ai përgjigjej “Më vjen keq”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë