Loading…

Xabi Alonso, maestro i Leverkusenit

  • 11/02/2024 | 08:11

Xabi Alonso, maestro i Leverkusenit

Tetori i vitit 2022 është koha kur Xabi Alonso zbarkoi te Bayer Leverkuseni. Në atë kohë pak dikush kishte menduar që ai do të arrinte t’i bënte ballë kampionit të 11-të rresht të Gjermanisë, Bayern Munichut.


Në sezonin e parë, Alonso edhe e pse e mori drejtimin e skuadrës në pjesën e dytë të tabelës, arriti që në fund të sezonit të pozicionohet në vendin e gjashtë dhe të kualifikohen në Ligën e Evropës – njashtu shkuan deri në gjysmëfinale të kësaj gare në të njëjtin sezon.

Sezoni i dytë i spanjollit në krye të “Farmaceutikëve” ka qenë thuajse i shkëlqyeshëm, duke dominuar të gjitha garat – 31 ndeshje,  27 fitore, katër barazime, asnjë humbje.

Në këtë kohë kanë shënuar 93 gola dhe kanë pësuar 22 të tjerë.

Në mbrëmjen e së shtunës, Leverkuseni i dha shkollë Munichut, që nuk dinte për humbje që një kohë, sidomos me vendet e dyta dhe të treta. Në vitet e fundit, vetëm Borussia Dortmundi i bënte disi konkurrencë, por që çalonte në kohën kur duhej të fitonte, sidomos në ndeshjet direkte.

Megjithatë, “Farmaceutikët” në dy ndeshjet direkte, njërën barazuan, teksa tjetrën fituan me rezultat 3-0, duke bërë një hap të madh drejt titullit të Bundesligas, për herë të parë në histori të klubit.

Këtij suksesi po i prin edhe futbollisti me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, i cili ka qenë thelbësor në lojën që ka bërë Leverkuseni këtë sezon. Ai erdhi pa shumë bujë nga skuadra e Arsenalit, për vetëm 15 milionë euro.

Edhe 13 xhiro përfundon Bundesliga, me Bayer Leverkusenin që renditet në vendin e parë me 55 pikë, 17 fitore dhe katër humbje. /Klankosova.tv.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë