Loading…

Xavi e konfirmon, tre lojtarë të tjerë rezultojnë pozitivë me Covid-19

  • 01/01/2022 | 20:42

Xavi e konfirmon, tre lojtarë të tjerë rezultojnë pozitivë me Covid-19

Pas një kampanje të deritanishme me raste të shumta të lëndimeve, pandemia Covid-19 ka goditur edhe gjigandin katalunas Barcelona.


Trajneri i kësaj të fundit Xavi Hernandez e ka konfirmuar që nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Philippe Coutinhos, Sergino Dest dhe Ez Abdes për ndeshjen e ardhshme kundër Mallorcas, përcjell KosovaPress.

Si qëndrojnë gjërat, 10 lojtarë të Barcelonës janë tani në vet-izolim, duke përfshirë këtu Dest, Umtiti, Jordi Alba, Gavi dhe Ousmane Dembele.

“Sergino Dest, Coutinho dhe Ez Abde janë pozitivë me Covid-19. Lojtarët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë në vet-izolim në shtëpitë e tyre. Klubi i ka raportuar rastet tek autoritetet relevante”, shkruante në postimin e Barcelonës në “Twitter”

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë