Loading…

Xavi flet për të ardhmen e Frenkie de Jong: Gjithçka varet nga situata financiare

  • 14/05/2022 | 15:13

Xavi flet për të ardhmen e Frenkie de Jong: Gjithçka varet nga situata financiare

Trajneri i Barcelonës, Xavi Herndandez në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Getafes ka treguar se e ardhmja e mesfushorit holandez, Frenkie de Jong do të varet nga situata financiare e klubit, transmeton Gazeta Metro.


Mesfushori, Frenkie de Jong ditët e fundit është raportuar se mund të transferohet tek Manchester United sepse është edhe një dëshirë e trajnerit më të ri, Erik ten Hag të bashkohet me bashkatdhetarin e tij.

Ndërsa Xavi e ka pohuar sot që dëshiron De Jong të qëndrojë me blaugranët, por pranoi se problemi i tyre financiar është një faktor.

”Ai është i rëndësishëm, me mua ai ka qenë pothuajse gjithmonë një titullar, por gjithçka varet nga situata ekonomike. Ai mund të shënojë një epokë dhe mua më pëlqen, por do të shohim,” tha ai.

Me gjasë edhe problemet financiare të klubit katalunas mund t’i detyrojnë ata ta lënë mesfushorin të largohet këtë verë, ndërsa pala katalunase është e gatshme ta shesë atë për një çmim rreth 60 milionë euro.

De Jong këtë sezon është paraqitur në 45 ndeshje me Barcelonën në të gjitha garat, derisa ka arritur të realizoi edhe katër gola dhe ka regjistruar gjithashtu edhe pesë asistime. /gazetametro.net

Legjenda e Manchester United: Frenkie de Jong do të ishte nënshkrim i shkëlqyer për United

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë