Loading…

Xavi i thotë skuadrës së tij të Barcelonës se duhet të besojnë më shumë në veten e tyre

  • 09/11/2021 | 22:04

Xavi i thotë skuadrës së tij të Barcelonës se duhet të besojnë më shumë në veten e tyre

“Sundimi” i Xavit si trajner i Barcelonës filloi të martën. Legjenda spanjolle zbarkoi në stërvitje herët në mëngjes për të takuar lojtarët e skuadrës së tij që nuk janë ftuar nga kombëtaret e tyre dhe për të folur me ta së bashku me presidentin Joan Laporta.

Xavi ka marrë drejtimin e Barcelonës dhe tashmë ka bërë të ndihet praninë e tij. Trajneri 41-vjeçar bëri seancën e tij të parë stërvitore këtë mëngjes duke mbërritur dy orë e gjysmë më herët në “Ciutat Deportiva” për të filluar aventurën e tij në klub, përcjellë KosovaPress.

Që në takimin e parë, “Marca” raporton se Xavi ka prezantuar rregulla strikte para lojtarëve që në asnjë mënyrë nuk duhet të thyhen dhe ka kërkuar prej tyre rritjen e standardit në të gjitha nivelet.

“Duhet të besoni në veten tuaj”, tha Xavi para se t’u kërkonte lojtarëve të kenë shumë intensitet dhe përpjekje.

“Ajo që ndodhi në Vigo [kundër Celta Vigos] nuk mund të ndodhë me ju. Duhet të jeni gjithmonë vigjilent; nuk mund të hyni në pjesën e parë me 3-0 epërsi dhe të përfundoni duke barazuar,” vazhdoi ai.

Debutimin e tij si trajner i Barcelonës Xavi do ta bëjë kundër Espanyolit më 20 nëntor

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë