Loading…

Xavi ia ka vënë ‘syrin’ sulmuesit të Atletico Madridit

  • 02/06/2023 | 12:44

Xavi ia ka vënë ‘syrin’ sulmuesit të Atletico Madridit

Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka thënë se në klauzolën e tyre ata kanë një opsion për të nënshkruar me Ferreira Carrasco këtë verë, shkruan Gazeta Metro.


Raportohet se Xavi ka shprehur interesim për sulmuesin belg, ndonëse ende nuk ka diçka zyrtare dhe mbetet në javët në vijim të vendoset për këtë çështje.

Këtë e ka bërë të ditur në postimin e tij në Twitter, Fabrizio Romano, një nga gazetarët më të njohur të futbollit, duke shtuar se Xavi ka thënë se nuk mund të thotë më shumë për këtë çështje, përveç që ju pëlqen sulmuesi Carrasco.

Situata duket se mund të ketë lëvizje të sulmuesit të Atletico Madridit, por kjo mbetet për t’u parë.

Njoftimi i plotë:

Xavi: “Ne kemi një klauzolë opsioni për të nënshkruar me Yannick Ferre Carrasco këtë verë. Është negociuar nga Mateu kështu që do të shohim. Kjo varet nga java e ardhshme”. Na pëlqen Carrasco, po. Por nuk mund të them më shumë…”, ka thënë për Mundo Deportivo, ka shkruar Romano./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë