Loading…

Xavi mund ta rikthejë Messin te Barcelona

  • 09/11/2021 | 17:00

Xavi mund ta rikthejë Messin te Barcelona

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë spekulohet se mund të rikthehet në “Camp Nou”.

Trajneri spanjoll Xavi mund të rikthejë yllin e Paris Saint-Germain Lionel Messi në Barcelonë në vitin 2023, raporton “Marca”.

34 vjeçari u largua nga “Camp Nou” këtë verë pas 21 vitesh në klub, për shkak të problemeve financiare që kishte gjigandi katalunas, përcjell KosovaPress.

Ylli argjentinas tani ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare te PSG me opsion për ta rinovuar atë edhe për një vit, por tani spekulohet se Xavi mund ta rikthejë ish-bashkëlojtarin e tij te Barça.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë