Loading…

Xeros, lavatriçja që punon pa ujë (Video)

  • 15/02/2017 | 14:59

Xeros, lavatriçja që punon pa ujë (Video)

Historia e drejtorit të shitjeve të hoteleve Hilton në Kaliforni, Rob Hegel është ndër të parët që ka përdorur në hotel lavatriçet që konsumojnë shumë pak ujë, energji dhe detergjent, transmeton gazetametro.net.


Ai bleu këtë pajisje ‘tech’ dy vite më parë, në një kohë kur Kalifornia vuante nga thatësira, dhe vetë guvernatori bënte thirrje për reduktimin në maksimum të përdorimit të ujit, transmeton gazetametro.net.

“Pasi instalova lavatriçen e parë, pamë se ajo përdorte 90% më pak ujë, dhe shumë pak kimikate, dhe rezultatet e larjes ishin të mahnitshme. Drejtori jonë i mirëmbajtjes ishte i mahnitur”, thotë Hegel.

Teknologjia me rrathë që përdorur në lavatriçet Xeros u prodhua nga Universiteti i Tekstileve Leeds School në Britani. Dhjetë vjet më parë, kur studiuesit zbuluan se rrathët e vogla të najlonit të përziera me një sasi të vogël uji dhe një detergjent të veçantë mund të veprojë si një sfungjer “thithës” i papastërtisë së rrobave.

scentboosters_img1

Lavatriçja që doli nga ky studim ishte i njëjtë me ato modernet, por mund të paraqesë një hap të madh para në industrinë e pastrimit që kur lavatriçet elektrike nxorën jashtë loje larjen me dorë apo lavatriçet manuale në fillim të shekullit të 20.

Kjo lavatriçe tech përdor qindra e mijëra rrathë. Kompania thotë se kjo metodë i lanë butësisht rrobat, njësoj si larja me dorë, por bënë një punë më të mirë duke u kujdesuar për copat, më shumë se lavatriçet tradicionale. Ajo gjithashtu parandalon që një çorape e kuqe e futur mes rrobave të bardha gabimisht të mos ngjyrosë dhe të tjerat./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë