Loading…

Xhabir Zharku: U futa në grevë urie në burg sepse po më shërbenin bukë të mykur

  • 30/05/2020 | 12:56

Xhabir Zharku: U futa në grevë urie në burg sepse po më shërbenin bukë të mykur

Ish- kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku ka njoftuar se në burg i është shërbyer bukë e fortë, shumë e vështirë për t’u ngrënë dhe e mykur. Ai gjithashtu, ka njoftuar se e ka ndërprerë grevën e urisë që kishte nisur, shkruan Gazeta Metro.


Zharku  me datën 23 maj ka paralajmëruar grevë urie për shkak të ankesave për cilësinë e ushqimit në në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

“Vendimi im për të hyrë në grevë urie nuk ishte vendim për veten time por për të gjithë të burgosurit, sepse edhe ata kanë ankesat e njëjta. Fillimisht kam arritur të marrë premtimin e të burgosurve të tjerë që mos të më bashkangjiten në grevë, e pastaj kam hyrë në grevë”, ka thënë Zharku në shkresën e publikuar sot.

Kjo është letra e tij:

Vendimi im për të hyrë në grevë urie nuk ishte vendim për veten time por për të gjithë të burgosurit, sepse edhe ata kanë ankesat e njëjta. Fillimisht kam arritur të marrë premtimin e të burgosurve të tjerë që mos të më bashkangjiten në grevë, e pastaj kam hyrë në grevë.

E ftoj inspektoratin e shtetit që të bëjë inspektimin e cilësisë së ushqimit, njëashtu ju njoftoj se lista e ushqimeve që të burgosurit i blejnë në kantinën e burgut nuk i plotësojnë nevojat e të burgosurve, poashtu disa prej tyre janë me çmime të dyfishta bazuar me çmimet e tregut.

Duke kursyer në ushqim, ushqehemi keq dhe me pas kërkojmë shpenzime në mjekim dhe barna./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë