Loading…

Xhafer Tahiri frikësonte vushtrriasit se vjen Samiu, por i vie Ganiu nga Skenderaj për fushatë në Vushtrri

  • 12/11/2021 | 19:08

Xhafer Tahiri frikësonte vushtrriasit se vjen Samiu, por i vie Ganiu nga Skenderaj për fushatë në Vushtrri

Akuza, propaganda, deklarata të pabazuara, vandalizëm e arrogancë për gjatë gjithë fushatës përdori kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.


Ai për 2 muaj bëri fushatë për t’i frikësuar qytetarët e vet nën ndikimin se vjen Sami Lushtaku, por si duket nga paniku që do të dal keq në këto zgjedhje i erdhi Gani Geci nga Skenderaj, për t’a përkrahur në ditën e fundit për balotazh.

Bëjmë të ditur se ditë më parë Xhafer Tahiri kishte bërë propagandë kundër kandidatit të PDK’së, Ferit Idrizi, duke thënë se “Taksat e mija, nuk i merr Samia”, por taksat e 4 viteve të qeverisjes së tij nuk dihet se a ja mori Gani Geci nga Skenderaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë