Loading…

Xhafer Tahiri shkel rëndë Kodin e Miresjelljes për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, nga zyra e komunës thërret tubim elektoral

  • 08/11/2021 | 21:28

Xhafer Tahiri shkel rëndë Kodin e Miresjelljes për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, nga zyra e komunës thërret tubim elektoral

Kryetar aktual dhe njëherë kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka shkelur Kodin e Mirësjelljes për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor duke bërë thirrje nga zyra e tij për tubim elektoral.


Se ka shkelur Kodin, e thotë edhe neni 6, paragrafi 6.1, ku edhe e rregullon me ligj.

Ky nen thotë se: “Personi që mban pozitën publike, i zgjedhur apo i caktuar, nuk mund të përdor atë zyrë ose ndonjë nga pasuritë e saj me qëllim të përfitimit të votave. Asnjë nga burimet e asnjë institucioni të administratës publike, qoftë të nivelit qendrorë ose lokal, ose edhe ndonjë ndërmarrjeje në zotërim ose të kontrolluar nga autoritetet qendrore ose lokale, nuk mund të shfrytëzohet ose të futen në mbështetje të ndonjë subjekti politik në zgjedhje”.

Ndërkaq, në bazë të mosrespektimit të rregullave, shkelja e këtij Kodi, është e sanksionuar në nenin 9, paragrafi 9.1, ku thotë se, “Shkelja e nenit nga këto nene të Kodit të Sjelljes, në rastet kur këto shkelje nuk kanë ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve, konsiderohet shkelje administrative dhe e dënueshme me gjobë sikurse është përcaktuar nga PZAP-i”.

Bëjmë të ditur se Kodi i Mirësjelljes për Mbarëvajtjen e procesit Zgjedhor, kishte hyrë në fuqi me 2 korrik 2013, nga ish-kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë