Loading…

Xhaka dhe Ajeti, të vetmit shqiptarë në listën e Zvicrës për ndeshjet e nëntorit

  • 08/11/2019 | 15:58

Xhaka dhe Ajeti, të vetmit shqiptarë në listën e Zvicrës për ndeshjet e nëntorit

Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic, e ka publikuar listën e futbollistëve të zgjedhur për dy ndeshjet e radhës në kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020. Vetëm dy nga 23 futbollistët e ftuar nga Petkovici janë me prejardhje shqiptare.


Gjatë dy javëve të ardhshme, Zvicra fillimisht do të përballet me Gjeorgjinë më 15 nëntor, ndërsa tri ditë më vonë do ta vizitojë Gjibraltarit, në ndeshjet e Grupit D kualifikues për EURO 2020.

Për këto dy përballje, trajneri Petkovic do të mundë të mbështetet në ndihmën e Granit Xhakës dhe Arlind Ajetit, ndërsa Xherdan Shaqiri ende mungon shkaku i një lëndimi.

Xhaka mund të mos e ketë shiritin e kapitenit as në këto dy ndeshje të radhës, pasi që Stephen Lichtsteiner është ftuar për të dytën herë radhazi në Kombëtaren e Zvicrës dhe ai është kapiteni i parë zyrtar i Zvicrës.

Lista e plotë e skuadrës së Zvicrës:

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë