Loading…
Xhaka: Isha i emocionuar pasi që po luaja në stadiumin e legjendës ‘Fadil Vokrri’, Kosova ime më jep motiv dhe forcë
  • 16/06/2019 | 14:59

Xhaka: Isha i emocionuar pasi që po luaja në stadiumin e legjendës ‘Fadil Vokrri’, Kosova ime më jep motiv dhe forcë

Ylli nga Kosova, Granit Xhaka, është shprehur i emocionuar  për ndeshjen e mbrëmshme në Prishtinë dhe ka theksuar se ka marrë motiv e forcë shtesë për të punuar, transmeton Gazeta Metro.


Ekipi i Xhakës dhe ai i Rashicën u takuan mbrëmë në një ndeshje bamirësie për nderë të 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës, ndeshje kjo e organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.

Sot, përmes një postimi në “Instagram”, Xhaka ka shkruar se për të ishte nder dhe privilegj të luante në stadiumin i cili mbanë emrin e legjendës “Fadil Vokrri”. Ai gjithashtu ka shkruar se kjo i ka dhënë motiv dhe force shtesë që punoi dhe të tregoj se nga i ka rrënjët.

“Nder dhe privilegj, kur feston me stadiumin plotë 20-të vjetorin e çlirimit të Prishtinës, vendlindjes së prindërve të mi. Vërtetë isha i emocionuar si kurrë më parë, pasi që po zhvilloja ndeshjën në stadiumin që mban emrin e legjendës “Fadil Vokrri”, po ashtu përkrahja që marr nga Kosova ime më jep motiv dhe forcë të punoj e ku do që jam të tregoj se nga i kemi rrënjët.  Ju falenderoj të gjithëve, që ishit të pranishëm, dashnia dhe përkrahja juaj më ka mbushur zemrën duke mos u kursyer asnjëherë që të jem mesin tuaj.  I juaji, GX34’’ – ka shkruar Granit Xhaka./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë