Loading…

Xhaka: Njohjet e mia me Thaçin dhe Veselin, janë të hershme, që nga legaliteti, pres lirimin e tyre

  • 05/07/2022 | 18:31

Xhaka: Njohjet e mia me Thaçin dhe Veselin, janë të hershme, që nga legaliteti, pres lirimin e tyre

Kryetari i degë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Zvicër, Ragip Xhaka, në një prononcim për Gazeta Metron, ka folur për zgjedhjen në krye të kësaj dege të PDK’së, ka folur për qeverinë Kurti, për njohjen e tij me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, si dhe për kombëtaren e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


I pari i PDK’së në Zvicër, Ragip Xhaka ka treguar për Metron se ka qenë kërkesë  e aktivistëve në mërgatë, që ai të zgjidhet kryetar.

Ai ka thënë se është një veprimtar i PDK që nga themelimi.

“Duke qenë se unë kam qenë veprimtar i PDK’së nga themelimi, ishte një kërkesë e të gjithë aktivisteve që unë të jem kryetar i tyre. Përkrahja e qendrës dhe aktivistëve nuk mungon dhe është një ndër shtysat më të mëdha për aktivitetin tim”, ka thënë Xhaka për Metron.

Tutje ai ka treguar nëse ka përfunduar riorganizimi i degës së PDK’së në Zvicër.

“Riorganizimi i degës ka përfunduar, duke përfshirë edhe kryesinë. Jemi munduar të bëjmë zgjedhjet e duhura në konsultim me gjithë strukturën. Nënkryetarët janë: Prof. Qemail Rexhepi, një aktivist i hershëm i çështjes kombëtare, i cili është edhe një ndër më meritorët për këtë riorganizim të partisë. Zonja Rina Buja, një studente e dalluar që i ka dhënë zë të fuqishëm, përfaqësimit të rinisë në parti. Mujë Haziri, një aktivist nga themelimi i partisë, një figurë unike me kontribut shumë të madh në mesin tonë. Sekretar i përgjithshëm është zgjedhur Shaip Kadriaj, cili është një biznesmen shumë i suksesshëm dhe një aktivist i dalluar”, është shprehur Xhaka.

Kur është pyetur nga Metro se si ju duket PDK nën udhëheqjen e Memli Krasniqit, Xhaka ka thënë se nëse mund të na përfaqësojë më së miri dikush në partinë tonë, atëherë është gjenerata e re ku të gjithë i kemi sytë duke parë të ardhmen.

Kryetari i PDK’së në Zvicër ka pasur edhe një mendim të shkurtër për Qeverinë Kurti, ku ka thënë se është një dështim.

“Sa i përket Qeverisë Kurti, besoj qe duket dukshëm dështim dhe mos suksesi i tyre shihet që në hapat e parë”, është shprehur tutje Xhaka.

Derisa ka folur për njohjet e tij me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin Kadri Veseli, Xhaka tha se është i bindur në pastërtinë e luftës çlirimtare.

“Njohjet e mia me z.Thaçi dhe z.Veseli, janë shumë të hershme, që nga legaliteti në vitet 90’, prej asaj kohe veprimtaria jonë ka qenë në shërbim të më të mirës për shtetin tonë. Ngritja e aktakuzës ndaj çlirimtarëve është absolut e padrejtë, e paarsyeshme dhe e pa argumentuar. Duke i njohur secilin nga afër, jam i bindur në pastërtinë e luftës tonë çlirimtare, ku rrjedhimisht unë dhe gjithë qytetarët e Kosovës presim lirimin e tyre”, tha Xhaka për Metron.

Në fund ai është pyetur për kombëtare e Kosovës, se si i duket sot kjo kombëtare dhe ai i shikon ndeshjet e saj.

“Duke qenë se dashuria dhe pasioni për futboll është bërë pjesë e pandashme e familjes tonë, pa diskutim përcjell çdo lojë të kombëtares tonë me pasion shumë të madh. Kam besim në talentet e rinj e që do qojnë në një stad shumë të lartë përfaqësuesen e Kosovës”, ka thënë në fund Xhaka për Metron.

Ragip Xhaka me 14 maj të këtij viti është zgjedhur kryetar i PDK’së në Zvicër. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë