Loading…

Xhaka ‘thyen’ heshtjen, tregon se pse u largua nga Arsenali

  • 02/10/2023 | 21:57

Xhaka ‘thyen’ heshtjen, tregon se pse u largua nga Arsenali

Mesfushori i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka ka folur edhe njëherë për ish-skuadrën e tij, Arsenalin. Xhaka u largua nga Arsenali verën e kaluar për të kaluar tek Bayer Leverkusen në Gjermani.


Ai ka thënë se koha e tij në Arsenal kishte prekur fundin dhe nuk mund të vazhdonte më tutje duke shtuar se në “Emirates” ishte një kaos i vërtetë.

“Koha ime në Arsenal kishte mbaruar, kjo ishte e qartë kështu që vendosa të largohem, pasi mund të punosh në paqe këtu në Leverkusen.  Këtu nuk ka kaos, klubet e tjera janë më shumë në fokus. Te Arsenali presioni është i ndryshëm. Por ne kemi ambicie të larta pasi kemi potencial të madh në skuadër”, tha Granit Xhaka për “NZZ”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë