Loading…
Xhamia në Deçan e vitit 1851 mbetet pa minare për shkak të mospajtimeve
  • 17/03/2019 | 10:49

Xhamia në Deçan e vitit 1851 mbetet pa minare për shkak të mospajtimeve

Nga muaji shkurt janë ndalur punimet në Xhaminë e e Vjetër e Deçanit për shkak të përplaseve për mënyrën e ndërtimit të Xhamisë, transmeton Gazeta Metro.


Vendimi për ndalimin e punimeve është marrur pasi, institucionet lokale dhe ato qendrore nuk kanë arritur të bëjnë zgjidhje.

Ajo çfarë kontestohet është ngjyra e gurëve me të cilët është ngritur pjesa më e madhe e minares së Xhamisë që mbrohet si aset i trashëgimisë kulturore që daton prej shekullit 19’të.

Karekteristika kryesore e kësaj xhamie është se  e vetmja e ka minaren e ka në anën e majtë të hyrjes së saj.

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve kishte marrë përsipër që të bëntë rindërtimin e  minares. Xhamia ishte restauruar më 2003, por këtij procesi nuk i ishte nënshtruar edhe minarja. Pas miratimit të projektit në komisionin e IKMM-së i njëjti i ishte dorëzuar Komunës së Deçanit. Komuna nëpërmjet një donatori kishte nisur punën pa njoftuar Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve.

Në ditën e 11-të të shtatorit të vitit të kaluar, IKMM-ja nëpërmjet një vendimi kishte ndërprerë punimet. Por Komuna i kishte vazhduar ato, duke e ngritur minaren e gurtë në një masë të konsiderueshme.

Me  11 shkurt është nxjerrë urdhër për ndalim të menjëhershëm të punimeve./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë