Loading…

Xhamia që u ndërtua për të nderuar një të krishter

  • 14/06/2019 | 09:39

Xhamia që u ndërtua për të nderuar një të krishter

Në krejt zonën rreth e rrotull Sarandës do të hasni në shumë xhami. Porse ato janë kryesisht të reja. Një kuriozitet më vete përbën një xhami që i kushtohet një të krishteri, shkruan Gazeta Metro.


Ajo quhet “Xhamia e Gjin Aleksit” dhe është bashkë me disa varre të shenjta myslimane në mes të fshatit Rusan.
Xhamia është ndërtuar mbi rrënojat e një kishe në shekullin XVII-të dhe është ende funksionale, ndërsa gjendet në periferi të Delvinës.

Xhamia e Gjin Aleksit është një xhami, dhe eshte monument i trashëgimisë kulturore në Rusan, rrethi i Delvinës, në qarkun e Vlorës, Shqipëri.

Kjo xhami historike është ndërtuar në Shek. XVI, mbi rrenojat e nje kishe bizantine. Në oborrin e vet gjenden si një kishë ashtu dhe një teqe. Ky monument kulture është i llojit “Arkitekturë”, dhe mori statusin në vitin 1963.

Xhamia e Gjin Aleksit përbëhet nga portiku, salla e lutjeve dhe minareja. Portiku në anën veriore, i mbuluar me çati druri kufizohet nga një arkadë me harqe të mprehtë e mbi kolona guri./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë