Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan i ka kërkuar Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) që të financojë projektin e instalimit të kamerave të sigurisë në xhamitë e Gjilanit, pas demolimit të xhamisë së Velekincës, vitin e kaluar të xhamisë së Llabjanit të Novobërdës, kohët e fundit.
NË BIK deklarojnë se instalimi i kamerave nëpër xhami do t’i kontribuojë rritjes së sigurisë, ndaj do të ndihmojë në këtë plan.
Naim Aliu, kryetar i BI në Gjilan i ka deklaruar KD-së se kanë kërkuar nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) që të financojë projektin e instalimit të kamerave të sigurisë në të gjitha xhamitë e kësaj komune, mirëpo kjo kërkesë nuk kishte marrë përgjigje pozitive, shkaku i mungesës së mjeteve buxhetore.
Ai thotë se në këtë komunë janë 43 xhami.
Ndërkohë, për sulmin ndaj xhamisë së Novobërdës ishte reaguar mjaft, duke e cilësuar si akt të dhunshëm që nuk i kontribuon bashkëjetesës.